Office 2019 Download Guide

Si të Shkarkosh dhe Instalosh Produktet e Microsoft Office 2019 të Kërkuara nga TechSoup

Mëso procesin e ri për marrjen e produkteve të Microsoft Office 2019

Me Office 2019, Microsoft ka ndryshuar mënyrën se si klientët e Volume Licensing mund të shkarkojnë dhe instalojnë të gjitha paketat Office dhe aplikacione individuale, duke përfshirë Visio dhe Project. Ndryshe nga edicionet e mëparshme të Office që merreshin nëpërmjet Volume Licensing, produktet e Office 2019 nuk mund të shkarkohen direkt nga Volume Licensing Service Center(VLSC).

Nëse ke kërkuar tashmë një product të Office 2019 përmes TechSoup dhe ke marrë një email nga VLSC duke të njoftuar se licenca e marrëveshjes është gati për t’u pranuar, mund të përdorësh këto udhëzime për të marrë produktin tend. Nëse ke nevojë për ndihmë për të kaluar në Office 2019, mund të marrësh ndihmë me kosto të ulët për instalimin nga TechSoup.

Ndiq udhëzimet në bazë të sistemit të operimit që do të përdorësh.

Windows Udhëzime Shkarkimi dhe Instalimi për Office 2019

Duke filluar me Office 2019, të gjitha produktet Office që janë të disponueshme përmes Volume Licensing përdorin teknologji Click-to-Run në vend të teknologjisë Windows Installer. Për të bërë hedhjen volum të versioneve të licensuara të Office 2019 për përdorues në organizatën tënde, do të përdorësh Office Deployment Tool (ODT).

Do të duhet lidhje broadband me Internet me shpejtësi shkarkimi të paktën 20Mbps për të shkarkuar produktet e Office 2019. Mbaj parasysh se produktet e Office 2019 kërkojnë Windows 10 dhe nuk do të funksionojnë në versione më të vjetra të Windows.

Hapi Një: Regjistrohu në VLSC dhe Prano Marrëveshjen e Software

Nëse nuk e ke bërë ende, regjistrohu në VLSC dhe prano marrëveshjen e licencës së software për produktet e Office 2019 që ke kërkuar duke përfunduar vetëm hapat një dhe dy në guidën tone të shpejtë të VLSC.

Hapi Dy: Merr Çelësin e Produkteve Office 2019 nga VLSC

  1. Hyr në VLSC.
  2. Zgjidh tabelën Shkarkimet dhe Çelësat.
  3. Gjej produktin tend Office 2019 në listë dhe kliko lidhjen e Çelësit përkatës.
  4. Në tabelën poshtë emrit të produktit, gjej çelësin e produktit tend në kolonën e quajtur Çelësi. Kolona Tipi për këtë duhet të thotë MAK, jo KMS.
    • Produktet e Office kanë çelësa instalimi të ndryshëm për funksionalitete online si aplikacionet web. Këta çelësa nuk janë të njëjtë si çelësat e produkteve MAK dhe nuk mund të përdoren për aktivizime voluminoze të produkteve desktop.
    Në tabelën poshtë emrit të produktit, gjej çelësin e produktit tend në kolonën e quajtur Çelësi. Kolona Tipi për këtë duhet të thotë MAK, jo KMS.
  5. Kopjo çelësin individual të produktit nga kjo tabelë dhe shkruaje në një program si Notepad ose kliko Eksporto të gjithë çelësat: CSV sipër listës së produkteve për të shkarkuar një listë me çelësa në format të ndarë me presje (që mund të hapet me Excel). Kjo listë përmba të gjithë çelësat Volume License të lidhur me marrëveshjet në profilin tënd VLSC.

Hapi Tre: Shkarko Office Deployment Tool (ODT)

  1. Shkarko Office Deployment Tool nga Microsoft.
  2. Kur shkarkimi të përfundojë, hape dhe ndiq udhëzimet për të nxjerrë përmbajtjen në një dosje që ti zgjedh.
  3. Kur të mbarosh, duhet të kesh një skedar të quajtur setup.exe dhe disa skedarë shembuj "konfigurimi" që përfundojnë me .xml. Fshiji skedarët .xml. Duhet të mbash vetëm skedarin setup.exe.

Hapi Katër: Shkarko dhe Përgatit Skedarët e Konfigurimit

Shkarko sekdarët e konfigurimit që të duhen nga tabela e mëposhtme duke klikuar me të djathtë lidhjen për skedarin që të duhet duke zgjedhur Ruaje lidhjen si…, dhe ruaje skedarin në të njëjtën dosje ku ke nxjerrë setup.exe në hapin e tretë.

Mëso si ta dallosh nëse të duhet version 32-bit apo 64-bit.

Më pas, ndiq udhëzimet e mëposthme për të vendosur në skedarin e konfigurimit çelësin e produktit e marrë nga VLSC gjatë hapit të dytë.

  1. Kliko me të djathtë skedarin e konfigurimit dhe zgjidh Edit për të hapur skedarin në Notepad.
  2. Kërko për këtë rresht në skedarin e konfirgurimit
    • PIDKEY="#####-#####-#####-#####-#####"
    Look for the following string of text in the configuration file: PIDKEY="#####-#####-#####-#####-#####"
  3. Në këtë rresht, zëvendëso #####-#####-#####-#####-##### me çelësin tend të aktivizimit MAK duke kopjuar e shkruajtur çelësin nga atje ku e ruajte. Duhet t’I lësh thonjëzat para dhe pas çelësit.
  4. Ruaje skedarin dhe mbylle.

Nëse ke kërkuar më shumë se një product Office, do të duhet të modifikosh skedarin e konfigurimit dhe të vendosësh një çelës tjetër për çdo product për të cilin ke licencë.

Nëse të duhet personalizim i mëtejshëm për ta hedhur dhe ke eksperiencë nv IT, mund të përdorësh Office Customization Tool nga Microsoft për të krijuar vetë skedarët e konfigurimit.

Hapi 5: Shkarko dhe Instalo Produktet e Tua

Mbaj mend se të gjitha versionet e hershme të Office do të çinstalohen kur instalon produkte Office 2019, prandaj sigurohu të mbyllësh çdo aplikacion Office që mund të jetë hapur.

  1. Shko tek dosja ku është setup.exe dhe skedarët e konfigurimit.
  2. Për t’u përgatitur për hapin e radhës, do të duhet të kopjosh emrin e skedarit të konfigurimit për produktin që dëshiron të instalosh. Për ta bërë këtë, kliko me të djathtë skedarin e konfigurimit, zgjidh Rename, dhe shtyp Ctrl+C për të kopjuar emrin e skedarit. Më pas kliko dikur tjetër në dosje për të mos e zgjedhur këtë skedar e të mos ruash asnjë ndryshim në emër.
  3. Do të duhet të kryesh hapat e radhës duke përdorur Command Prompt, I cili është një ndërfaqe komandash bazuara në tekst që funksionon Brenda Windows. Për të hapur Command Prompt, mbaj shtypur tastin Shift, kliko me të djathtë diku Brenda folderit ku është setup.exe dhe skedarët e konfigurimit dhe zgjidh Open command window here.
     kliko me të djathtë diku Brenda folderit ku është setup.exe dhe skedarët e konfigurimit dhe zgjidh Open command window here.
  4. Shkruaj tekstin më poshtë në Command Prompt, por zëvendëso "configuration.xml" me emrin e skedarit të konfigurimit që ke kopjuar duke klikuar me të djathtë e duke zgjedhur Paste brenda Command Prompt:
    • setup /download configuration.xml
    • Kur bën paste emrin e skedarit të konfigurimit, sigurohu të shtosh .xml nëse nuk e ka.
    Shkruaj të dhënat e skedarit të konfigurimit në Command Prompt
  5. Do të duket sikur nuk po ndodh asgjë, por produkti yt do të shkarkohet në background. Shkarkimi do të jetë një skedar shumë i madh dhe mund të kërkojë kohë për t’u përfunduar. Sapo të përfundojë, do të kthehesh në Command Prompt.
  6. Kur shkarkimi të përfundojë, je gati të instalosh produktin. Shkruaj tekstin më poshtë në Command Prompt, por sërish zëvendëso "configuration.xml" me emrin e skedarit të konfigurimit që ke kopjuar duke klikuar me të djathtë e duke zgjedhur Paste:
    • setup /configure configuration.xml
    • Sërish, sigurohu që skedari i konfigurimit mbaron me .xml
  7. Kur instalimi të përfundojë, do të kthehesh në Command Prompt. Mbyll Command Prompt dhe kthehu në desktop. Produktet e tua Office 2019 do të jenë instaluar dhe gati për t’u përdorur.

Nëse ke nevojë të personalizosh instalimin dhe të duhen udhëzime më të detajuara, mund t’i refereohesh Guida e hedhjes së Office 2019 për profesionistë IT nga Microsoft.

macOS Udhëzime Shkarkimi dhe Instalimi për Office 2019

Me produktet Office 2019 për Mac, nuk mund të shkarkosh skedarët e instalimit direkt nga VLSC. Në vend të kësaj, do të instalosh një mjet aktivizimi të quajtur Volume License (VL) Serializer nga VLSC dhe më pas do të shkarkosh veçmas skedarët e instalimit nga Microsoft përmes Office Content Delivery Network (CDN).

Udhëzimet për të ndjekur këta hapa janë në VLSC nën tabelën Downloads and Keys për çdo product Office 2019 për Mac. Po I përfshijmë të njëjtat udhëzime këtu me më shumë detje për organizatat që kanë nevojë për më shumë ndihm.

Hapi Një: Regjistrohu në VLSC dhe Prano Marrëveshjen e Software

Nëse nuk e ke bërë ende, regjistrohu në VLSC dhe prano marrëveshjen e licencës së software për produktet e Office 2019 që ke kërkuar duke përfunduar vetëm hapat një dhe dy në guidën tone të shpejtë të VLSC.

Hapi Dy: Shkarko dhe Instalo

  1. Hyr në VLSC.
  2. Zgjidh tabelën Shkarkime dhe Çelësa.
  3. Gjej produktin tend Office 2019 për Mac në listë dhe kliko lidhjen përkatëse Shkarko.
  4. Kliko butonin Vazhdo në fund të dritares.
  5. Kliko ikonën e shkarkimit (rreth me një shigjetë) për tv shkarkuar skedarin .iso të Volume License Serializer.
  6. Sapo shkarkimi të përfundojë, hap skedarin .iso për të nxjerrë skedarin e paketës Volume License Serializer.
  7. Hap skedarin e paketës Volume License Serializer në çdo kompjuter ku do të instalosh një produkt Office 2019 për Mac.

Nëse ke kërkuar më shumë se një lloj produkti Office 2019 për Mac, do të përsërisësh procesin për çdo produkt.

Të sugjerojmë të hapësh Volume License Serializer para se të instalosh produktet Office 2019 për Mac në hapin e radhës, por mund edhe ta bësh më pas nëse preferon.

Hapi Tre: Shkarko dhe Instalo Produktet e Tua

Lidhjet e shkarkimit për të marrë produktet Office 2019 për Mac nga CDN e Office duhet të përfshihen në udhëzimet tekstuale që shfaqen kur klikon Shkarko për çdo produkt në VLSC.

Sidoqoftë, mund edhe të gjesh lidhje shkarkimi për të gjitha produktet Office 2019 dhe aplikacione individuale nga Microsoft.

Për të gjitha produktet e Office 2019 për Mac, mund të zgjedhësh nëse do që shkarkimi të përfshijë Microsoft Teams (platforma e komunikimit tv Microsoft) ose jo. Pasi të kesh shkarkuar paketën e instalimit, hape dhe ndiq udhëzimet për të shkarkuar produktin tënd.

Nëse të duhet të personalizosh instalimin tënd ose të duhen udhëzime më të detajuara, mund t’i referohesh Office për Mac guide hedhje për profesionistë IT