Amazon Web Services Credits for Nonprofits

AWS Product Page Logo.png
SKU: G-50218
Administracijska naknada: €156.00
MediaPlatform
Opis: 

Amazon Web Services (AWS) Credits Program for Nonprofits ofron kredite për shërbimet e resë kompjuterike për OJF-të e kualifikuara dhe bibliotekat publike anembanë SHBA-së. Platforma e resë kompjuterike e AWS ofron akses në kompjuterikë të fuqishme, hapësirë ruajtëse, magazinim të dhënash, zhvillim, analitikë, shpërndarje përmbajtjesh dhe shërbime të tjera për të ndihmuar zgjerimin kompjuterik të OJF pa investuar në infrastrukturë fizike.

Ky grant ofron 2000 dollarë në kredite të AWS të vlefshme për 12 muaj që mund të zbatohet për faturat e përdorimit për shërbimet me kërkesë të resë kompjuterike të AWS, por nuk mund të përdoren për shërbime të tjera të përzgjedhura të Amazon Web Services. Organizatat mund të kërkojnë një grant prej 2000 dollarësh në kredite AWS për vit fiskal. Shihni skedën Grant Details për më shumë informacion.

Përfitimet për organizatat

Nëse përdorini apo dëshironi të filloni që tani me përdorimin e shërbimeve të resë kompjuterike të AWS, mund t'i përdorni kreditet AWS për të

  • Kursyer në kostot kompjuterike duke mos investuar në infrastrukturë fizike dhe duke krijuar vetëm burimet që ju nevojiten për çastin kur ju nevojiten
  • Shtuar rezultatet përmes shërbimeve të avancuara të AWS për të mbledhur, përpunuar, analizuar dhe shfaqur të dhënat me efikasitet në kosto, për të marrë vendime të informuara në lidhje me objektivat dhe vjeljen e fondeve
  • Analizuar kanalet e transferimeve voluminoze të të dhënave, për të ruajtur petabajte të dhënash dhe për t'i ndarë rezultatet me bashkëpunëtorët
  • Pajisur në çast vullnetarët, punonjësit e përkohshëm dhe personelin e mëtejshëm me kompjuterë virtualë pa qenë nevoja për marrëveshje afatgjata licencimi
  • Zgjeruar arritjen e objektivave tuaja dhe për t'i shpërndarë zgjidhjet tuaja atje ku nevojiten
  • Menaxhuar të gjitha shërbimet, platformat dhe sistemet e resë kompjuterike në AWS të organizatës suaj, nga një panel i vetëm

Aftësitë kryesore

Amazon Web Services përfshin produktet e mëposhtme të cilat ofrojnë shërbime të shumëfishta që mund të shfrytëzohen me kredite.

  • Punë kompjuterike
    • Amazon Elastic Compute Cloud (Amazon EC2) ofron një alternativë të zgjerueshme me bazë reje kompjuterike ndaj serverëve virtualë, për fuqi të mëtejshme kompjuterike, duke përfshirë databazat, aplikacionet për kompani dhe transferimet e të dhënave.
    • Amazon EC2 Container Service ju bën të mundur ekzekutimin e aplikacioneve në një grup të menaxhuar prej njësish Amazon EC2, duke shmangur nevojën për instalimin, përdorimin dhe zgjerimin e infrastrukturës suaj të veçantë për menaxhimin e grupeve.
    • Shihni listën e plotë të shërbime dhe mësoni më shumë rreth Amazon Compute.
  • Hapësira ruajtëse
    • Amazon Elastic Block Storage (Amazon EBS) ofron hapësirë të përhershme ruajtëse lokale për Amazon EC2, databazat, magazinimin e të dhënave, aplikacione për kompani etj.
    • Amazon Elastic File System (Amazon EFS) ua ofron të dhënat një a më shumë njësive EC2 për shpërndarje përmbajtjesh, aplikacione për kompani, cikle pune me përpunim multimediash etj.
    • Amazon Simple Storage Service (Amazon S3) lidh të dhëna nga çfarëdo pike interneti për përmbajtje të krijuara nga përdoruesit , arkiva aktive, punë kompjuterike pa serverë etj.
    • Shihni listën e plotë të shërbimeve dhe mësoni më shumë rreth Amazon Storage.
  • Databazat
    • Amazon RDS, Amazon Aurora dhe Amazon DynamoDB janë databaza relacionale të krijuara për instalim dhe menaxhim të shpejtë.
    • Amazon Redshift ju mundëson ruajtjen dhe menaxhimin e petabajteve me të dhëna.
    • Amazon ElastiCache ju ndihmon të zhvilloni, vini në punë dhe zgjeroni memorien specifike brenda memorieve.
    • Shihni listën e plotë të shërbimeve dhe mësoni më shumë rreth Amazon Database.
  • Puna e avancuar kompjuterike: Amazon Web Services ofron më shumë shërbime niveli të lartë kompjuterik që krijojnë kapacitete shumë përtej zgjidhje të zakonshme kompjuterike, duke përfshirë shërbimet e transferimit, lidhjet në rrjete dhe shpërndarjen e përmbajtjeve, mjetet e zhvilluesve etj. Shihni listën e plotë të opsioneve të Amazon Web Services.

Shërbimi i klientit

AWS ofron shërbim klienti bazë falas, që duhet të mjaftojë për nevojat e shumicës së organizatave.

Nëse dëshironi të kaloni në plan zhvilluesi ose shërbimi për kompani, mund të paguani për tarifat e përdorimit nëpërmjet krediteve tuaja. Por, kreditet AWS nuk mbulojnë tarifat e vënies në punë. AWS rekomandon që t'i shqyrtoni me kujdes detajet e planit dhe tarifat e përdorimit përpara se të merrni një vendim të tillë.

Zgjidhni me kujdes

Tarifa administrative për këtë grant nuk është e rimbursueshme.

Marrja e këtij produkti

Pasi TechSoup t'ju miratojë kërkesën për donacion, ne do t'ju dërgojmë një mesazh në emailin e organizatës suaj me udhëzime për marrjen e krediteve tuaja.

Detajet e Grantit

Konsultohuni me pyetjet e shpeshta të Amazon Web Services Credits Program for Nonprofits për informacion që nuk përmendet në tabelën e mëposhtme.

Kërkesat e sistemit Shihni pyetjet e shpeshta të Amazon për secilin produkt, për të mësuar mbi kërkesat e sistemit dhe shërbimin e klientit.
Shërbimet ku nuk gëzoni të drejtë pjesëmarrjeje Kreditet AWS nuk janë të vlefshme për Amazon EC2 Reserved Instances, Amazon Mechanical Turk, AWS Marketplace, regjistrim apo transferim të emrit të domenit në Amazon Route53, as për ndonjë faturë paraprake për çfarëdo shërbimi.
Nevojitet llogari AWS Organizata pjesëmarrëse duhet të ketë ID të vlefshme llogarie AWS me emrin e organizatës të evidentuar në fushën Account Name për të pasur mundësi të zbatojë kreditet.
Nëse organizata nuk ka ID llogarie AWS, duhet të regjistrojë një llogari AWS përpara se të mund të bëjë kërkesë për këtë grant.
Nevojitet një kartë kreditit për hapjen e një llogarie AWS.
Ofrimi i shërbimit Konsultohuni me tabelën e rajoneve të AWS për të parë ofrimin e shërbimeve me kërkesë sipas rajoneve.
Kushtet e krediteve
  • Organizatat mund të kërkojnë një grant prej 2000 USD në kredite AWS për vit fiskal (1 korrik deri në 30 qershor).
  • Kreditet janë të vlefshme vetëm për 12 muaj pasi i zbatohen një llogarie AWS.
  • Nëse keni llogari të konsoliduara, kodi do të veprojë deri në nivelin e paguesit për të gjitha llogaritë e lidhura, pavarësisht llogarisë së cilës i zbatoni kodin.
  • Për informacion të mëtejshëm, shihni kushtet e AWS Credits Program for Nonprofits.
Shpenzimet e shërbimeve shtesë Organizatës i tarifohen shërbimet shtesë në rastet e mëposhtme. Nevojitet kartë krediti për të paguar faturat e shërbimeve shtesë të AWS.
AWS rekomandon që organizatat të përdorin Amazon CloudWatch për të konfiguruar njoftimet e faturimit në mënyrë që të evitojnë faturime të paparashikuara.
AWS Free Tier Përveç AWS Credits Program for Nonprofits, AWS ofron edhe AWS Free Tier për të gjithë klientët e rinj për 12 muaj pas datës së regjistrimit të organizatës. AWS Free Tier është një ofertë e ndarë nga AWS Credits Program. Ajo u mundëson klientëve të rinj të përdorin falas shërbime të caktuara të AWS deri në disa kufij të caktuar përdorimi.
AWS rekomandon që përfituesit e mundshëm të grantit që janë klientë të rinj të regjistrohen për AWS Free Tier përpara se të kërkojnë këtë ofertë.
Kini parasysh se marrja e krediteve të AWS nuk e rifillon kohëzgjatjen 12-mujore të AWS Free Tier.
Vazhdimi i shërbimit pas një viti Kreditet e AWS të ofruara nga ky grant janë të vlefshme për 12 muaj pasi i zbatohen llogarisë AWS. Organizatat mund të kërkojnë një grant prej 2000 USD në kredite AWS për vit fiskal (1 korrik deri në 30 qershor).
Pas përdorimit të të gjitha krediteve apo pasi të skadojnë pas 12 muajsh, karta e kreditit e lidhur me llogarinë AWS të një organizate do të tarifohet në çmimet standarde për të gjitha shërbimet e përdorura.
Shqyrtimi i shërbimeve të resë kompjuterike të AWS Ofrohen prova falas për shërbimet e mëposhtme të resë kompjuterike të AWS. Përfituesit e grantit mund të zbatojnë kreditet e përfituara nëpërmjet këtij programi në cilëndo llogari ekzistuese të AWS, duke përfshirë llogaritë e krijuara për provën falas.
E drejta e pjesëmarrjes për klientë ekzistues Ky grant u ofrohet edhe klientëve aktualë apo të mëhershëm të AWS. Kreditet e marra përmes këtij programi mund t'u zbatohen llogarive ekzistuese të AWS.
Domosdoshmëria e anketës pasuese Përfituesit e grantit duhet të plotësojnë një anketë pasuese nga AWS pas marrjes së krediteve.